Duke Nicholson i jep fund beqarisë, Devon Lee Carlson zbulon unazën e fejesës

0%

Dashuria po kurorëzohet me martesë për aktorin Duke Nicholson dhe influenceren e njohur Devon Lee Carlson. Carlson zbuloi lajmin e fejesës përmes një postimi në Instagram, ku shfaqi unazën e saj të fejesës. Krahas fotografive, ajo vendosi një zemër të bardhë dhe tre pikëçuditëse të bardha, duke konfirmuar kështu hapin e ri në lidhjen e çiftit.

Njoftimi u prit me entuziazëm nga miqtë e tyre të famshëm. Frances Bean Cobain komentoi: “Congratulations!!”, ndërsa Emily Ratajkowski shkroi: “CRYING THROWING UP LOVE TO SEE”. Edhe Kendall Jenner dhe Dua Lipa reaguan me zemra në postim. Devon Lee Carlson Duke Nicholson vjen nga një familje e njohur e Hollivudit.

Ai është djali i Jennifer Nicholson dhe surfistit Mark Norfleet, ndërsa Jennifer është vajza e legjendës së kinemasë Jack Nicholson dhe ish-bashkëshortes së tij, Sandra Knight. Çifti nuk ka bërë ende të ditur datën e dasmës, por lajmi i fejesës ka tërhequr vëmendjen e madhe të fansave dhe mediave rozë. Devon Lee Carlson

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot