“Do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze”, Rama publikon fotot e shkollës së re në Kamëz

0%

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm të mirë për infrastrukturën arsimore në vend, konkretisht në qytetin e Kamzës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga shkolla e re “Sulejman Elezi”, e cila është gati të hapë dyert për nxënësit në vitin e ri shkollor Sipas Ramës, ky objekt i ri arsimor do të presë më shumë se gjysmë milioni nxënës, duke u ofruar atyre standarde bashkëkohore.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të re, “Sulejman Elezi” në Kamëz, e cila në sezonin e ri shkollor do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot