Dërgohet një grua pa shenja jete në QKMF, dyshohet se vdiq prej arrestit kardiak

0%

Një grua në Malishevë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtë qytet. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur pas arrestit kardiak. “Fsh. Bubavec, Malishevë -NN.

Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka ndërruar jetë prej arrestit kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” , thuhet në raport.

Burimi: Bota Sot