Çaushi: Spanja bëri një ndeshje krejt të ndryshme nga sfida e parë në Botëror

0%

Aktori Kastriot Çaushi në emisionin “Kampionët e botës” u shpreh se Spanja sot ndaj Arabisë bëri një ndeshje krejt të ndryshme nga sfida e parë në botëror. “Në të tërën si edhe në jetë, pësimi kthehet në mësim. Unë besoj se kësaj filozofie i është mbështetur shumë Spanja sot. Edhe trajneri edhe lojtarët.

Sepse bënë një ndeshje krejt të ndryshme në ritëm, në thellësi, në rezultat nga ndeshja e parë. Edhe sot jamë në një dilemë të madhe. Pasi gjetën për mua kundërshtarin më të dobët. Skuadra më e dobët kundërshtare që ka qenë në fushë është sot në ndeshjen e sotme Arabia. Mendoj se ka ndonjë rezervë të vogël në mbrojtje”, tha Çaushi.

Burimi: Bota Sot