Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve (U16). Finalja e Final8 të Ligës së Pionierëve u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Dy minuta para fundit, kur rezultati ishte në të mirë të Besës, trajneri i Vëllaznimit e tërhoqi skuadrën nga fusha e lojës. Kështu fitorja i takoi skuadrës pejane, Besa Famgas.
Në ndeshjen për vend të tretë, Prizreni fitoi ndaj Trepçës. Kupën për kapitenin e Besës e ndau Xhavit Morina, nënpresident i FHK-së.