Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë

0%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri. Sot është grisur flamuri i Izraelit. Berisha e cilësoi ngjarjen si një “akt kriminal ekstremist dhe antisemit”, duke e dënuar me forcë veprimin.

Ai theksoi se ky akt bie ndesh me ndjenjat e miqësisë dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë popullin shqiptar me atë izraelit.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, shkruan Berisha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot