Belgjika synon fitore ndaj Iranit për të avancuar tutje

0%

Shpërndaje në: Njësoj si Grupi H, i niveluar është edhe Grupi G i Kupës së Botës 2026. Katër përfaqësueset e këtij grupi, Zelanda e Re, Irani, Belgjika dhe Egjipti, kanë nga një pikë. Belgjika, që vlerësohej favorite e grupit para nisjes së turneut, do të luajë me Iranin të dielën nga ora në Los Angeles.

Nëse nuk fiton, Belgjika rrezikon të mos e kalojë fazën grupore, njësoj siç i ndodhi në Katar para katër vjetësh. Belgjika në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Egjiptin, kurse Irani që ishte dy herë në disavantazh, mori një pikë ndaj Zelandës së Re në ndeshjen që u mbyll 2:2. Irani e ka vetëm një fitore ndaj përballjeve me përfaqësueset evropiane nga dhjetë ndeshjet në Kupë të Botës.

Barazoi dy herë dhe është mposhtur në shtatë raste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha