Belgjika barazon me Iranin, gjithçka e hapur në Grupin G

0%

Shpërndaje në: Belgjika dhe Irani kanë marrë edhe nga një pikë në Kupën e Botës. Ndeshja e dytë e Grupit G e zhvilluar të dielën mbrëma në Los Angeles u mbyll baras, 0:0. Belgjika kishte iniciativën por nuk shënoi, ndonëse kishte mundësi të shumta shënimi. Edhe Irani kishte rastet e veta por nuk realizoi. Një gol i minutës së 25-të i shënuar nga Mehdi Taremi, u anulua.

Ai shënoi bukur pas një skeme nga goditja e dënimit, por ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua pas rishikimit të situatës në VAR. Belgjika nga minuta e 66-të luajti pa qendërmbrojtësin Nathan Ngoy, i cili si lojtar i fundit e ndali Taremin. Në këtë grup janë edhe Zelanda e Re dhe Egjipti.

Burimi: Koha