Atleti i talentuar Amar Maxhuni ka befasuar të gjithë me paraqitjen dhe mer rekordin e ri që ka arritur në mbretëreshën e sporteve. “Në Mitingun “2 Korriku” 2026, Amar Maxhuni shkroi emrin e tij në historinë e atletikës duke thyer Rekordin e Kosovës në U20 në disiplinën 2000 metra, me kohën fantastike .87.
Ky rezultat është fryt i një pune të palodhshme, disiplinës së jashtëzakonshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm në stërvitje. Ky sukses nuk është vetëm një fitore personale për Amarin, por edhe një krenari e madhe për familjen, trajnerët, klubin.
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin K-ING SH.P.K, i cili me mbështetjen e tij ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi drejt suksesit”, ka shkruar prindi i Amarit, Gazmendi.
