Ambasadorja izraelite pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar

0%

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma brohoriste.

Në një deklaratë, ambasadorja tha se respekton të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por e cilësoi grisjen e flamurit si një veprim që nuk i shërben debatit publik dhe dëmton imazhin e Shqipërisë. “Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar.

Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, u shpreh Peleg. Ambasadorja falënderoi gjithashtu reagimin e zyrtarit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Fer Hoxha, i cili dënoi menjëherë aktin e përdhosjes së flamurit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, ajo shprehet: Mbrëmë në Tiranë protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma e mbledhur në vendngjarje brohoriste. Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar.

Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. E falënderoj ministrin Hoxha për dënimin e tij të menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti.

Burimi: Telegrafi