Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit

0%

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”. Në një postim në rrjetin social X, Peleg tha se akti cënon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë krenare e tij krenare.

“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar.

Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj @HoxhaFer për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti.”, shkroi ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reagimi vjen pak orë pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, duke deklaruar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Burimi: Bota Sot