Miguel Almiron ka hyrë në histori në Kupën e Botës 2026, por jo në mënyrën që do të dëshironte. Mesfushori i Paraguait u bë lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq sipas rregullit të ri që ndalon mbulimin e gojës gjatë një përballjeje me kundërshtarin.
Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Turqisë, kur Almiron dhe mbrojtësi turk Mert Müldür shkëmbyen fjalë pas një ndërhyrjeje në mesfushë. Futbollisti paraguajan mbuloi gojën teksa po fliste me rivalin, ndërsa arbitri Ivan Barton, pas rishikimit në VAR, vendosi ta përjashtojë direkt nga loja.
Sipas raportimit të ESPN, rregulli i ri është miratuar për të parandaluar fshehjen e komenteve potencialisht raciste ose fyese gjatë përplasjeve mes lojtarëve. Pavarësisht se mbeti me 10 futbollistë, Paraguai arriti të ruante epërsinë 1-0 ndaj Turqisë dhe siguroi një fitore të madhe që eliminoi turqit nga Kupa e Botës.
