Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, “Benzi” përplas për vdekje drejtuesin e motorit!

0%

Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë-Laç. Një autoveturë tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë, në të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës. Motoristi ka ndërruar jetë në vend ndërsa shoferi i veturës Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në rajonin e Policisë Fushë-Krujë.

Policia po heton dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet për një pakujdesi të drejtuesit të veturës, por do pritet edhe ekspertiza auto-teknike për të dalë në konkluzion.

Burimi: Bota Sot