Zelensky e kthen medaljen shtetërore të Polonisë

0%

Shpërndaje në: Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se e ka kthyer medaljen shtetërore të Polonisë, pasi homologu i tij Karol Nawrocki vendosi t’ia hiqte dekoratën më të lartë polake. “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë” iu nda Zelenskyt më 2023 nga presidenti i atëkohshëm Andrzej Duda.

Por Kievi muajin e shkuar e emërtoi një njësi bazuar në një grup luftëtarësh kontroversë të Luftës së Dytë Botërore – UPA. Polonia e ka akuzuar UPA-n për gjenocid ndaj polakëve në Volhynia të Ukrainës më 1943-45.

Në një shkrim në media sociale, Zelensky ka thënë se Ukraina është e hapur për komunikim me Poloninë për të shmangur interpretimet konfliktuoze të kapitujve të rëndë të së kaluarës. E gjatë ditës, edhe tre zyrtarë të tjerë ukrainas kanë vendosur të heqin dorë nga medaljet në solidarizim me Zelenskyn.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe kur njoftoi se po ia heq dekoratën Zelenskyt, presidenti polak tha se përplasja diplomatike nuk do të ndikojë në mbështetjen e Polonisë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Burimi: Koha