Turqia eksporton për herë të parë një anije luftarake në një vend të NATO-s dhe BE-së

0%

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se Turqia ka eksportuar për herë të parë në historinë e saj një anije luftarake drejt një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE) përmes një marrëveshjeje shitjeje të nënshkruar me Rumaninë. Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të anijes patrulluese në det të hapur CAm.

Roman për Komandën e Forcave Detare Rumune, si dhe në ceremoninë e futjes në shërbim dhe ngritjes së flamurit të platformave të Komandës së Forcave Detare Turke në Stamboll, Erdogan theksoi aftësitë në rritje të industrisë turke të mbrojtjes detare.

“Me marrëveshjen e shitjes që nënshkruam me Rumaninë, Turqia eksporton për herë të parë në historinë e saj një anije luftarake drejt një vendi anëtar të NATO-s dhe BE-së”, tha ai. Erdogan njoftoi se Turqia ka ndërtuar më shumë se 140 platforma detare për rajone të ndryshme të botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se Turqia është ndër vendet e afta të ndërtojnë numrin më të madh të anijeve luftarake në të njëjtën kohë. Presidenti turk theksoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me vendet partnere, duke shtuar se Turqia e konsideron detyrë ndarjen e kapaciteteve të saj të industrisë së mbrojtjes me vendet mike.

“Qëllimi i Turqisë nuk është të krijojë tensione në rajonin tonë, por të forcojë paqen, drejtësinë, qetësinë dhe stabilitetin”, tha Erdogan. Ai shtoi se mjedisi ndërkombëtar mbetet shumë i trazuar dhe se vendet që nuk kanë forcë në terren mund ta kenë të vështirë të sigurojnë vendin e tyre në tryezën e negociatave. /AA

Burimi: Telegrafi