Federata Portugeze e Futbollit ka nisur zyrtarisht lëvizjet për të zëvendësuar Roberto Martínez-in menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Në listën e ngushtë të dëshirave janë pozicionuar tre teknikë të njohur luzitanë: Jorge Jesus, Abel Ferreira dhe Sérgio Conceição. Prapaskena më e bujshme e këtij procesi lidhet me Jose Mourinho-n.
“Special One” ishte përzgjedhja e parë dhe dëshira e madhe e drejtuesve, por bisedimet dështuan pasi ai vendosi të pranonte ofertën për t’u rikthyer në krye të Realit të Madridit. Me Mourinhon jashtë loje, gara mbetet e hapur mes tre kandidatëve të tjerë për të marrë timonin e kombëtares.
Burimi:
Bota Sot
