Toni Kroos i del në mbrojtje Jude Bellinghamit, pas kritikave ndaj tij

0%

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, i ka dalë në mbrojtje Jude Bellinghamit, duke e cilësuar anglezin si një nga lojtarët më të kompletuar në futbollin botëror. Ish-reprezentuesi gjerman reagoi pas valës së kritikave që janë drejtuar ndaj mesfushorit gjatë një periudhe të vështirë në “Bernabéu”.

Bellinghami është vënë në shënjestër të mediave spanjolle dhe një pjese të tifozëve gjatë muajve të fundit për shkak të një rënieje të perceptuar në formë.

Pavarësisht fillimit të jashtëzakonshëm të aventurës së tij në kryeqytetin spanjoll, dëmtimet – përfshirë një operacion në shpatull dhe më pas probleme muskulore – kanë ndikuar që ai të mos arrijë të ruajë standardet shumë të larta që vendosi në sezonin e tij të parë me Real Madridin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Kroos, i cili ndau dhomën e zhveshjes me 23-vjeçarin para pensionimit të tij, nuk pajtohet aspak me këtë negativitet. Duke folur në një podcast së bashku me Rio Ferdinandin, mesfushori legjendar u kujtoi shpejt dëgjuesve cilësitë e jashtëzakonshme të Bellinghamit. “Viti i tij i parë në Madrid ishte i çmendur.

Më befasoi shumë,” pranoi ish-lojtari i Real Madridit teksa reflektonte mbi kohën që kaluan së bashku. Kritikat ndaj yllit të ri kanë qenë të ashpra, me disa që madje kanë vënë në dyshim statusin e tij si titullar i padiskutueshëm.

Gjithashtu kanë qarkulluar thashetheme për jetën e tij jashtë fushës, por veterani gjerman mbetet i palëkundur në vlerësimin e tij për aftësitë profesionale të lojtarit, duke besuar se reprezentuesi i Anglisë vazhdon të jetë pjesë e elitës së futbollit botëror. Kroos nuk kurseu lëvdatat, duke deklaruar: “Ai është një nga mesfushorët më të kompletuar në botë”.

Gjermani shpjegoi se atributet që Bellinghami sjell në fushë janë të rralla dhe se ai posedon diçka të veçantë. “Unë shoh tek ai gjëra që janë shumë, shumë të veçanta,” shtoi Kroosi.

Në mbrojtje të yllit të Real Madridit u bashkua edhe ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Ferdinandi, i cili sugjeroi se ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e lojtarit përmes raportimeve të pavërteta. Sipas tij, imazhi që po krijohet për mesfushorin e ri nuk përputhet me realitetin e karakterit të tij apo përkushtimin ndaj futbollit.

“Kanë tentuar t’i krijojnë një imazh që nuk përputhet me realitetin,” deklaroi Ferdinandi gjatë diskutimit. Ai shkoi edhe më tej duke iu referuar historive që kanë dalë në pah gjatë periudhave më të vështira të Bellinghamit: “Kanë tentuar të shpikin histori”. Për Ferdinandin, zhurma rreth yllit të ri është një pasojë e pafat e ngritjes së tij të shpejtë në statusin e një superylli global.

Burimi: Bota Sot