Klubi i Marsaxlokk ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar Redon Mihana ka rinovuar me bardheblutë e Maltës edhe për një sezon tjetër. Redon Mihana ka dalë nga akademia e Laçit, për të vijuar te Apolonia e Fierit, Dinamo, Egnatia, me rrogozhinasit fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në edicionin 2022-2023.
Po ashtu, anësori ofensiv ka luajtur me Kastriotin, Erzenin, Kapaz PFK në Azerbajxhan, e së fundmi me Hamrun Spart dhe Marsaxlokk në Premier Leaguen e Maltës.
Burimi:
Bota Sot
