Analisti Rron Gjinovci ka komentuar në rrjetet sociale mbi suksesin politik brenda LDK-së, duke e lidhur atë me rezultatet zgjedhore. Sipas tij, suksesi në politikë matet me fitore në zgjedhje, dhe në këtë kontekst ai vlerëson se kryetari i Prishtinës Përparim Rama duhet të marrë drejtimin e LDK, pasi ka fituar dy palë zgjedhje në kryeqytet.
Gjinovci gjithashtu kritikoi kreun aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka humbur disa procese zgjedhore, përfshirë edhe ato të fundit së bashku me Vjosa Osmani. “Qysh matet suksesi në politikë? Me fitore në zgjedhje.
Prandaj Përparim Ramës i takon me drejtu LDK-në sepse është politikani me ma së shumti suksese në LDK, dy parë zgjedhje të fundir, ato për qytetin ma t’madh e ma t’rëndësishëm në Kosovë i ka fitu. Lumiri i ka hupë nja 3 parë, te fundat bashkë me Vjosën”, shkroi Gjinvoci në Facebook.
