Stafi i Anglisë monitoron gjendjen e tre lojtarëve kryesorë

0%

Trajneri Thomas Tuchel po përballet me një problem serioz në Kupën e Botës. Në kombëtaren e Anglisë ka shqetësime të mëdha në lidhje me gjendjen fizike të tre lojtarëve kyç në prag të ndeshjes me Ganën. Sipas mediave, vëmendja është përqendruar te Bukayo Saka, Declan Rice dhe Marcus Rashford, të cilët nuk janë në 100% të formës së tyre fizike.

Dy lojtarët e Arsenalit iu bashkuan grumbullimit me shqetësime të lehta të mbartura nga fundi i sezonit me klubin, ndërsa Rashford ka shfaqur probleme muskulore pas ndeshjes së parë të Anglisë ndaj Kroacisë. Të tre konsiderohen elementë thelbësorë në skemat e Tuchel, ndaj stafi mjekësor po i menaxhon me kujdes të shtuar për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Dyshimet janë shtuar edhe më tej pas mungesës së Bukayo Saka dhe Marcus Rashford në një seancë stërvitore me dyer të mbyllura, pavarësisht minutazhit të kufizuar që kishin marrë në ndeshjen e fundit. Ndërkohë, stafi i Anglisë po e menaxhon me kujdes të veçantë ngarkesën fizike të lojtarëve, duke testuar edhe alternativa të tjera si Morgan Rogers në seancat stërvitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në orët dhe ditët në vijim pritet që të qartësohet nëse Saka, Rice dhe Rashford do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e radhës ndaj Ganës, më 23 qershor.

Burimi: Bota Sot