PDSH zgjedh kryesinë qendrore, këto janë emrat

0%

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit sot mbajti kuvendin qendror në cilën u zgjodh Kryesia Qendrore në këtë përbërje: – Kryetar i Kuvendit Qendror: Sali Ajdini – Sekretar Gjeneral: Visar Palloshi Nënkryetarë: – Ylber Idrizi – Valbona Toska – Fejzi Xhelili – Halil Krasniqi Para të pranishmëve mbajti fjalim kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili foli për zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe vizionin e partisë për periudhën e ardhshme.

Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe demokratike, me përkushtim për forcimin e strukturave partiake dhe avancimin e objektivave politike të PDSH-së. Urime të zgjedhurve për përgjegjësitë e reja.

Burimi: Bota Sot