Mbrëmje rekordesh

0%

Holanda vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Sulmuesi Kodi Gakpo barazoi rekordin e legjendës Robin Van Persi me pesë gola në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Në fitoren bindëse 5-1 ndaj Suedisë, Gakpo realizoi dy gola dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes.

Holanda vendosi gjithashtu dy rekorde të reja: 14 ndeshje radhazi pa humbje në Kupën e Botës dhe 18 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve. Ndërkohë Samërvajll është lojtari i tretë që shënon në dy ndeshjet e tij të para të Kupës së Botës, pas Memfis Depaj dhe Kodi Gakpo.

Burimi: Bota Sot