Shpërndaje në: Një person është therur mbrëmë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia njoftoi se i dyshuari është i njohur për Policinë. Ai dyshohet se me disa të tjerë sulmuan viktimën. Viktima po trajtohet në QKUK, e sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. “Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona.
Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e PK-së. Rasti po hetohet, ndërkohë nga Policia u tha se njësia policore është në sigurim të viktimës.
