Maqedonci: Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e UÇK-së

0%

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga figurat kyçe të organizimit të luftës për liri.

Postim i plotë: “Sot, në përvjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci, bëmë homazhe dhe vendosëm lule pranë bustit të tij në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e njërit prej heronjëve më të shquar të Kosovës.

Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga figurat kyçe të organizimit të luftës për liri. Me përkushtimin, guximin dhe atdhedashurinë e tij, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e popullit tonë drejt çlirimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vepra e tij mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë, duke dëshmuar se liria është vlerë që fitohet dhe mbrohet me sakrificë. Duke kujtuar Ilir Konushevcin në ditëlindjen e tij, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për veprën e tij të pavdekshme. Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!” .

Burimi: Bota Sot