Kanosi në Facebook një person/ Tiranë, policia i gjen në banesë 1500 fara kanabis, arrestohet 38 vjeçari

0%

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i hetimeve të kryera bazuar në punën operative për një shtetas të dyshuar për disa veprimtari krinale, finalizuan operacionin e koduar “Black Seed 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkrime me përmbajtje nxitëse për urrejtje dhe foto ku shfaqej një person duke mbajtur armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J.

L. dhe kontrollit në bnesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, rreth 1500 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që ai i posedonte me qëllim shitjen, 1 peshore elektronike dhe 2 pajisje të dyshuara për bllokimin e valëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kanosja” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Burimi: Bota Sot