Juniku nis investimet për efiçiencë energjetike në institucionet publike

0%

Në Junik kanë nisur punimet për forcimin e efiçiencës energjetike në kuadër të projektit ndërkufitar “EFFORT”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti parasheh vendosjen e paneleve solare dhe masa të tjera për kursimin e energjisë në disa institucione publike, me synim uljen e kostove dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në kuadër të programit ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë dhe projektit “EFFORT”, në komunën e Junikut kanë filluar punimet për forcimin e efiçiencës energjetike. Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të energjisë së ripërtëritshme dhe ndërtimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore në nivel lokal.

Ruzhdi Shehu, kryetar i komunës së Junikut tha se projekti parasheh vendosjen e paneleve solare në objekte publike, dhe kontribuon në rritjen e kapaciteteve energjetike dhe uljen e kostove për institucionet publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këto investime do të krijojnë ambiente më të ngrohta më funksionale për fëmijët tonë, kushte më dinjitoze për pacientët dhe hapësira më efikase për punën e përditshme të institucioneve tona” , tha ai.

“Përveç planeve që ne kemi hartuar për energji dhe klimë, gjithashtu jemi në fazën e implementimit të punimeve të cilat drejtëpërdrejt ndikojnë te këto objekte të cilat kanë të bëjnë me panele solare, me pompa termike dhe ndërhyrje tjera si ndryshimi i dritareve apo edhe ndërhyrje tjera që kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë” , theksoi Elvis Ndreka, menaxher i projektit “EFFORT”.

Qendra e Mjekësisë familjare në Junik është një nga institucionet publike, përfituese e këtij projekti. “Unë mendoj se ky projekt përveç se do të ketë impakt të drejtpërdrejt në zvogëlimin e shpenzimit të energjisë elektrike dhe në uljen e kostos të shpenzimit do të ketë impakt të drejtpërdrejt edhe nëngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët që kërkojnëdhe marin shërbime në qendrën tonë”, tha Ali Kuçi, drejtor i QKMF-së në Junik.

“Deri më tani janë kryer rreth 40% e punimeve ndërsa presim që deri në fundvit projekti të përfundoj. Projekti është duke u realizuar me Bashkinë e Mirditës dhe organizatën e CO-PLAN-it në kuadër tëthirrjes së IPA” , tha Demokrat Ganijaj, koordinator i projektit.

Përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, masat e efiçiencës së energjisë do të zbatohen në katër institucione tjera publike në Junik. Sipas koordinatorëve, projekti kap vlerën mbi 447 mijë euro dhe do të realizohet brenda një periudhe gjashtëmujore.

Burimi: Bota Sot