Francesco Bagnaia fiton Garën Sprint të Brnos në MotoGP

0%

Francesco Bagnaia shkëlqen këtë të shtunë. Piloti italian i Ducatit zyrtar triumfoi në Garën Sprint në Çmimin e Madh të Çekisë së zhvilluar në Brno. Ishte një garë perfekte ajo e zhvilluar nga Bagnaia që e dominoi atë nga fillimi deri në fund teksa diti t’iu rezistojë sulmeve të Ogurës.

Piloti japonez i Aprilias në fund të garës u detyrua të kënaqej me vendin e dytë në këtë garë, ndërkohë që podiumi plotësohet nga piloti tjetër i Ducatit zyrtar, kampionit të botës në fuqi, Marc Marquez që u rendit në vendin e tretë. Piloti katalanas la pas tij Fabio Di Giannantonio në vendin e katërt, me italianin që u pasua nga Jorge Martin në të pestin.

Nuk shkuan mirë gjërat për kryesuesin e kampionatit, Marco Bezzecchi që u rrëzua 2 xhiro nga fundi i Garës Sprint. Edhe pas kësaj Gare Sprint, Bezzecchi vazhdon të jetë në krye të renditjes së përgjithshme me 180 pikë, i ndjekur në vendin e dytë nga Jorge Martin me 165 pikë dhe Fabio Di Giannantonio në të tretin me 144 pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kampioni në fuqi i botës, Marc Marquez, është në vendin e pestë me 115 pikë.

Burimi: Bota Sot