Shpërndaje në: Pas humbjeve nga Bregu i Fildishtë dhe Gjermania, Ekuadori dhe Kuraçao synojnë të lënë gjurmë në Kupën e Botës, përkatësisht në Grupin E. Këto përfaqësuese përballen në Kansas City. Ekuadori, që kishte ecuri prej 19 ndeshjeve pa humbje, e nisi keq Botërorin 2026, por synon të këndellet ndaj përfaqësueses së vogël e shumë të motivuar, Kuraçaos.
Kuraçao me humbjen 7:1 nga Gjermania u bë përfaqësuesja e dytë në histori të Kupës së Botës që pëson shtatë e më shumë gola në ndeshjen e parë të një Botërori. Gjermania dhe Bregu i Fildishtë kanë nga tri pikë, kurse Ekuadori dhe Kuraçao synojnë të mbledhin sa më shumë pikë për të shpresuar në avancim tutje nga pozita e tretë.
Tetë përfaqësueset më të mira të pozitave të treta nga 12 grupe, avancojnë tutje. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora e mëngjesit, sipas kohës në Kosovë.
