Një duel historik mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe ikonës Tyson Fury është mëse i mundur. Së fundmi, shqiptari është përmendur si kundërshtar potencial i britanikut, madje fjalë të dala nga goja e vetë Fury. “Dhe Nelson ka qenë një nga emrat për të cilin është folur. Është i renditur lart dhe i pamposhtur, artist në KO.
Ndaj ka qenë një nga djemtë për të cilët është folur gjithashtu”, ka thënë më herët boksieri britanik. Ndërsa së fundmi, shkodrani i është përgjigjur në rrjetet sociale. Nelson Hysa i bën thirrje Fury që t’i dërgojë kontratën, pasi për duelin është gati. “Tyson Fury, çfarë kënaqësie që të përmendesh si kundërshtari yt i mundshëm. Do të ishte nder që të ndaja ringun me një legjendë si ti.
Jam gati, po punoj fort çdo ditë, dhe nëse mundësia vjen, më dërgo kontratën”, t hotë Hysa.
