Bie sërish çmimi i naftës, sot për 3 centë

0%

Shpërndaje në: Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të bien me uljen e tyre në tregjet ndërkombëtare. Sipas çmimeve të publikuara të shtunën nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta do të tregtohet me 1.40 euro për litër, tre centë më lirë se dje, benzina me 1.33 euro për litër, dy centë më lirë, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër, njësoj si të premten.

Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit, duke shënuar një ngritje madje prej rreth 20 centësh për litër brenda vetëm dy ditësh.

Megjithatë, armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua më 28 qershor, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha