Bastisje për drogë në Gostivar, privohen nga liria tre persona

0%

Më , në orën , nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria B.Z. (27) dhe A.Z. (23), të dy nga Gostivari, si dhe J.M. (31) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, te B.Z. u gjet një substancë pluhurore e bardhë. Më pas, në bazë të urdhrit gjyqësor, ishte realizuar bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat e bodrumit, ku ishte gjetur marihuanë. Tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Burimi: Bota Sot