Arda Guler kërkon falje: Ndjejmë turp

0%

Mesfushori i talentuar i Turqisë, Arda Güler, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vetes dhe skuadrës pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës, duke kërkuar falje publike për paraqitjet e dobëta të ekipit. Ylli turk nuk e fshehu zhgënjimin pas përfundimit të aventurës së Turqisë në turneun më të madh të futbollit, teksa pranoi se skuadra nuk ishte në nivelin e pritshmërive.

“ Ndjejmë turp dhe kërkojmë falje nga i gjithë kombi ynë. Ne luajmë për klube shumë të mëdha dhe kjo duhet të reflektohet edhe në fushë. Në dy ndeshje nuk arritëm të shënonim asnjë g ol”, deklaroi Güler.

Fjalët e mesfushorit pasqyrojnë atmosferën e rëndë në kampin turk pas eliminimit, me kombëtaren që dështoi të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet vendimtare dhe u largua nga Botërori më herët sesa pritej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot