Zyrtare: Vedat Muriqi, lojtari më i ri i Fenerbahces

0%

Gjiganti turk Fenerbahce pasi njoftoi marrëveshjen e tyre me trajnerin Ismail Kartal drejtpërdrejt në transmetim, zbuloi edhe transferimin e tyre të parë. Verdhëblutë kanë arritur një marrëveshje me Vedat Muriqin dhe do ta sjellin sulmuesin në Stamboll sonte në mbrëmje.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje parimore me Vedat Muriqin, i cili do të mbërrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe për të finalizuar negociatat e transferimit”. “Aeroplani që transportonte Vedat Muriqin do të ulet në Terminalin Ndërkombëtar të Aeroportit Sabiha Gokçen në orën të mbrëmjes”.

“Ky informacion është dhënë për ndërgjegjësimin e publikut”, thuhej në njoftimin zyrtar të Fenerbahces. Muriqi, i cili ka luajtur edhe në të kaluarën për Fenerbahcen për një sezon, kishte kontribuar me 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi