Klubi i Ferizajt ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Alban Dragushës në postin e trajnerit të parë të skuadrës. Përmes një komunikate, ferizajasit konfirmuan se kanë arritur marrëveshje me Dragushën, i cili do ta udhëheqë ekipin në edicionin e ardhshëm.
Trajneri kosovar vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina, ndërsa klubi beson se përvoja dhe profesionalizmi i tij do të ndihmojnë në realizimin e objektivave të skuadrës. “FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Alban Dragusha, i cili është emëruar trajner i ri i skuadrës sonë.
Dragusha vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina dhe sjell me vete përvojë, profesionalizëm dhe ambicie për sukses”, thuhet në njoftimin e klubit. Ferizaj i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, duke i dëshiruar suksese në krye të ekipit.
