Zjarri i gjakut

0%

U trondit Zvërrneci Kur pa gardhin me tela Në grykë kafshata ngeci Pa frymë edhe unë ngela. Kur pashë vlonjatin e gjorë E zvarritën i thyen kockat Ai mbronte pronën në Vlorë Ata ia ngulnin më shumë kthetrat. Kockat e vlonajtit fosforishente Kur thyheshin nxirrnin shkëndia Gjaku I vlonjatit rrëzëllente Ndizej më shumë në trojet e tija.

Trojet e tij denbabden Nuk ia preku dot asnjë pushtues Por papritur një halabak vjen Barbari sillet si një dhunues. Toka e Zvërnecit bekuar prej Zotit Aty kishte vetrëm harmoni Erdhi zaptuesi, aty pikoi loti Shkatërroi jetën përbindëshi i zi. Aty kishin folenë dhe flamingot Në trishtim përplasen flatrat Në qiell ngritën klithmat Luftojnë për të mbrojtur vatrat.

Në Vlorë u ngjall Selam Musai Mbi telat me gjëmba hodhi gunën Nuk durohet të shoh Vlorën në vaj Mbi atë, të ushtrojnë dhunën. Le ta bëjmë si dikur Kur në detë hodhën perandorinë Për Atdhe e për Flamur Të mos shesim Shqipërinë. Eh, more Selam Salaria Po na copëtohet vatani!… Përbindëshi me emrin Lubia Po e gllabëron si satani!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Harrojnë se vlonajti ka zemër Në zemër ruan zjarrin e gjakut Se liria ka një emër E ndez zjarrin pranë çdo pragut. Këtë zjarr e ndezi Vlora Për Pelikanin Kaçurrel Ndizet Shqipëria, ia bën fora Tronditet Lubia në Surrel. Ia bën fora Shkodra loce Bubullimë zëri i Dedë Gjolulit Mos i vini gardhe kësaj toke Se janë gjallë djemtë e Rjollit.

Mos na i rrëmbeni tokat e të parëve Gjysh sëtrëgjyshi i mbrojti me gjak Prej pushtuesve e prej të marrëve… Mos na e bëni jetën farmak!… Trojet tona të gjitha Perla I lakmon kur i sheh çdo sy Sot po shtohen retë e zeza Dritën e diellit e kanë nxi. Na ka rënë i rëndi siklet Na kërrusi gjunjë e shpinë… Nuk na krrusi krajl as mbret Si durojmë ne sot Lubinë!…

Ndaj është ngritur gjithë shqiptaria Në çdo skaj të Atdheut Kërkojnë të shporret Lubia Të bëjnë një trojet e Skënderbeut. Le të ngjallet Albulena Të gjithë malet të lëshojnë rrufe Në gjithë botën shqiptarët i kena Po ngrejnë zërin për Atdhenë. Po djegin planet e ricopëtimit Që në dorë i mban tradhëtia Sjellin shpresën e bashkimit Në ballë prinë e gjithë rinia.

Në Tiranë marrshuesit paqësorë Brohorasin: “Revolucion” Vërtetë rrinë në diasporë Por janë i pastër gjaku jonë… Kudo që punojnë e jetojnë Shqipërinë e kanë në gji Kudo shkojnë na krenojnë Nofka negative nuk u vë dot njeri. Ju politikanë, a i keni sytë në ballë?! Po mendjen a e keni në kokë?! Vlerësojeni këtë rini të rrallë Kërkesat e tyre nuk i mohoni dot! Mos u sillni si pashallarë!

Vjedhjeve u erdhi fundi… Bota u njohu o të marrë Po mbyteni në vorbull zullumi. E shikoni? Është ngritur populli!… Popullin nuk e vlerësuat kurrë! Mos dërdëllisni së koti Si shelegë populli do t’u djeg në furrë… Se ka ardhur fundi i durimit Ndaj ndizet gjaku prej zemërimit Do t’u djeg zjarri i gjakut Do të pastroj populli vatrën e pragut.

Zjarri i gjakut u ndez në Vlorë E u përhap nëpër damarë Kalon flamuri dorë në dorë Të ngrihet sot kush është shqiptar! Nën rrogoz rri djallëzia Si nëpërka e lëshon helmin Nuk përçahet dot rinia Djallëzisë po ia fut shkelmin. I ngre dallgët Oqeania Te Shqipëria i kanë sytë Më shumë dritë lëshon yjësia Të ndëshkohen padrejtësitë.

Të ndëshkohen zullumqarët Që po majmen me djersë të shqiptarit Të shfarosën gjakatarët Që pijnë gjakune të varfërit. Do t’i djeg zjarri i gjakut Që nga Vlora mori flakë Për të mbrojt lirinë e pragut Është ngrit në këmbë një armatë. U ndez gjaku si baruti Përvëlon djallëzitë e çdo të marri Përvëlon çdo lloj harbuti E sjell shpresën te shqiptari.

Nuk është shqiptari si dikur Kur i mbyllur jetonte në errësirë Kaloi turbullirat gur mbi gur Për të qenë në botë i lirë. Emigrantë nga e gjithë bota Po vijnë sot në Atdhe Të puthin dheun ku u ra koka Vijnë të fortë si Promete. Si Uiliksi i Iliadës Padrejtësinë thërret në duel! E dinë folenë e lëngatës… Në një shepllë në Surrel…

Kjo lëngatë pa origjinë Një herë sllav, një herë çifut, Po së fundi mori tapinë E vulosën kryehajdut. E kuptoi gjithë shqiptaria E kupotoi bota mbarë Me kusari të shuhet lavdia Të pret gropa si qyqarë!!!… Të shpëtojmë prej mallkimit Që na ndoqi këmba-këmbës Shqipëria të dalë nga kulla e ngujimit Shqiptari të puth dorën e nënës.

Të kthehen shqiptarët te vatra Ku kanë origjinën stërgjyshore Të lulëzoj jeta në qytete e fshatra Të lulëzoj toka jonë arbërore.

Burimi: Bota Sot