Ylli i Cityt goditi aksidentalisht kameramanin, më pas bëri një gjest që po duartrokitet nga të gjithë

0%

Mbrojtësi i Uzbekistanit dhe Manchester Cityt, Abdukodir Khusanov, dha një shembull të jashtëzakonshëm sportiviteti gjatë ndeshjes kundër Kolumbisë në Grupin K të Kupës së Botës 2026. Gjatë pjesës së parë, 22-vjeçari u përplas aksidentalisht me një kameraman pranë vijës anësore teksa po duelonte me Luis Diaz. Për ndërhyrjen e tij, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishte incidenti në vetvete, por mënyra se si Khusanov reagoi pas përfundimit të ndeshjes. Khusanov a fait un tacle très engagé sur Luis Díaz pendant le match Ouzbékistan-Colombie. Résultat : il a aussi fauché le cameraman, qui s’est retrouvé au sol.

Le pauvre a été évacué en ambulance 😭 pic.twitter.com/gmTZdGhu9R — ⭐️⭐️|𝒰𝓃 𝒮𝑒́𝓇𝑒̀𝓇𝑒 🇸🇳🏎️ (@Mansour_mmss) June 18, 2026 Mbrojtësi i Manchester Cityt i kërkoi falje kameramanit dhe i dhuroi fanellën e tij të nënshkruar, duke i thënë thjesht: “Më vjen keq”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjesti i mbrojtësit uzbek është vlerësuar gjerësisht nga tifozët dhe mediat, duke u cilësuar si një moment i rrallë klasi dhe respekti gjatë debutimit historik të Uzbekistanit në Kupën e Botës. Khusanov tregoi se sportiviteti dhe humanizmi janë po aq të rëndësishëm sa edhe ajo që ndodh në fushën e lojës.

Burimi: Telegrafi