Vllaznia e hoqi pas “fërkimit” me trajnerin Martini

0%

Andrey Yago është zyrtarisht futbollisti më i ri i Egnatias. Klubi e ka njoftuar afrimin e mbrojtësit përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale. Siç shihet në videon prezantuese, braziliani do të mbajë veshur fanellën me numrin 29 te kampionët e Shqipërisë dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme të rrogozhinasve.

Lajmin e transferimit të tij në Rrogozhinë, e raportoi Newsport.al pak javë më parë, duke e bërë “fakt të kryer” këtë marrëveshje, teksa trajnerit Nevil Dede i shtohet një tjetër element i çmuar në fazën defensive. 28-vjeçari mbetet kështu në Superiore, pasi eksperienca e tij e fundit përkon me Vllazninë. Me shkodranët, Yago u paraqit në 45 ndeshje, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 2 asist.

Në përfundim të sezonit, anësori i majtë u përfol mbi një “fërkim” me trajnerin Edi Martini dhe nisur nga kjo, palët nuk janë ndarë mirë duke sjellë kështu dhe “divorcin” përfundimtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot