U zhduk dy javë më parë, gjendet i pajetë Eglant Koçi

0%

Është gjetur trupi i pajetë i Eglant Koçit, në fshatin Cerrujë, midis Tiranës dhe Elbasanit, këtë të enjte, 18 qershor. Ka pasur një raportim nga një banor i zonës dhe më pas janë bërë verifikime me dron të policisë. Ai është gjetur në një humnerë dhe për të tërhequr trupin e tij janë nisur dhe alpinistë të RENEA-s, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Më poshtë, është vendndodhja ku u gjet trupi i të riut. “Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit “, njofton Policia e Tiranës. 34-vjeçari u pa për herë të fundit pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me motor siç duket në këto pamje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa një tjetër foto e siguruar nga grupi hetimor, e tregonte atë në një servis mjetesh në orën të së enjtes (4 qershor), përpara se të merrej peng. Më 5 qershor, i riu u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij. Motomjeti u gjet nga specialistët e krimeve të rënda në policinë e Tiranës, pranë 5 majit.

Blutë kanë gjetur dhe ambientin ku është dërguar 34-vjeçari pasi është marrë peng, ambient nga i cili ka dalë 41-vjeçari Armand Shakaj me automjet, që dyshohet se ka marrë me vete të riun Koçi. Ky automjet u kontrollua nga policia dhe në brendësi të tij u konstatuan njolla gjaku të cilat u dërguan për ekspertizë.

Lidhur me ngjarjen, deri më tai është arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit të krimit, i cili dhe rezulton i punësuar në lokalin e 41-vjeçarit, Armand Shakaj. 34-vjeçari Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat kryesore mbi të cilat është fokusuar policia.

Sakaq, vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar, Armand Shakaj. Ky i fundit rezulton se ka ndërruar 6 numra telefoni për ti shpëtuar lokalizimit nga policia. Numrat janë në emër të tij dhe familjarëve, që nga valët telefonike rezultojnë se janë përdorur në Tiranë.

Grupi i hetimit ka marrë në pyetje të vëllain e Armand Shakajt, në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për vendndodhjen e tij, por nuk ka treguar të dhëna për policinë./TV Klan

Burimi: Telegrafi