Shpërndaje në: Futbollisti kosovar, Veton Tusha, karrierën do ta vazhdoj në Slloveni. Ai të enjten është prezantuar te skuadra e Celjes. Ekipit slloven i bashkohet nga kampionia e Kosovës, Drita. Me Celjen, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029. Drita ishte ndalur nga Celje në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës në edicionin 2025/2026.
Pjesë e Celjes është kosovari Milot Avdyli.
Burimi:
Koha
