Shpërndaje në: Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit, si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave në kryeqytet. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:0.
“Rreth orës , Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
