Të vërteta nga mjekësia

0%

E kam ndarë në tri pjesë rrëfimin tim,se dy pjesë i përkasin shekullit XX-të dhe pjesa e tretë në ditët e sorme. E pëbashkëta e të tri pjesëve,është MJEKËSIA dhe figura e MJEKUT. Enkas i shkruaj me gërmë të madhe që të dy emërtimet,se kam respekt për MJEKËSINË,po se po, po edhe për MJEKËT. Nuk shkruaj me apriori,se e kam parë me sy këtë shërbim kaq njerëzor.

Unë që po shkruaj këto radhë jam plot 84-vjeç dhe,pse i kam provuar, ndaj po shkruaj. * Pjesa e parë e rrëfmit tim,ka të bëjë me një mjek nga Gjirokastra në kohën e Mbretërisë. Nëna ime (tani në Parajsë prej 22-vjetësh) ma ka treguar këtë histori për atë kohë. Sot është dita e ndarjes së saj nga jeta dhe ndaj u ula që ta tregoj.

Xhaxhai im,- tregonte ajo,- vuante nga një”zgrebull” rënkonjëse. E kishte në duar dhe duarët,dimër-behar mend lëngëzonin sa të jepte të keqtë. Qe i pasur dhe shkoi në Itali për t’u vizituar. Siç shkoi,erdhi dhe po njësoj. Nuk u afrohej njerëzve,se i kishin thënë: është sëmundje ngjitëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po,kur ke hall, gjithmonë do ta ndashë me të tjerët dhe një ditë prej ditësh,dikush i kish thënë:- Po ç’t’u desh Italia,pa shko në Gjirokastër se është një doktor,jo si të gjithë doktorët,por dhe”ilaç”.

NËNA ime është nga fshati NISHICË .Ky fshat i Skraparit është mu në rrrëzë të TËNDËS së QYPIT dhe xhaxhai, ashtu si i mbyturi që kapet pas fillit të kashtës, shaloi mushkën dhe nga mali në mal,kur zbardhi mëngjesi,u gjend në Gjirokastër. Lidhi mushkën në han dhe,ngaqë kishte filluar puna,pyeti për doktorin. Sapo u fut në klub,- i tha ai që pyeti.

Hyri në klub dhe kamerieri i tregoi doktorin që qe tek banaku. Xhaxhai,- vazhdonte tregimn NËNA,-iu afrua me drojtje dhe një farë,si të kish bërë turp, i tha:- Doktor,unë kam qenë dhe në Itali dhe më thanë se jo vetëm nuk gjej derman,por sëmundja e duarëve të mia është ngjitëse. Doktori vërtet që paskësh qenë babaxhan apo ilaç,siç thoshte NËNA e shkretë.

Kur i foli doktorit,duarët i mbante “fshehur”,se,sado me dorashka (qenë prej leshi),kullonin atë lëngun e trashë , të kaftë të zgrebullës, Vëri duarët mbi banak,- i tha doktori. Hiqi dorashkat. Doktori, si u hodhi një sy duarëve, iu kthye xhaxhait. Demek, të kanë thënë se nuk shërohen dhe janë ngjitëse!!!

Dhe në sy të gjithëve, me duarët e tij, i fërkoi të dyja duarët e të sëmurit dhe bërtiti:- Ja,sa ngjitëse janë këto! Kur tha kështu,me duarët e qelbëzuara,doktori fërkoi fytyrën e tij. Një akt sa human,po aq i guxmishëm e psikologjik njëherësh. Doktori i dha dhe një ilaç,por ia hoqi si me dorë atë siklet aq stresues shëndetësor.

MJEKU duhet të jetë dhe psikoog,si ka qenë ai doktori gjirokastrit. Deri aty nga mesvitet 60-të,të shekullit të kaluar, FIERI qoftë në spital e qoftë në poliklinikë nuk kish mjekë specialistë. Vetëm mjekë të përghjithshëm dhe këtë që do tregoj, atëhere ka ndodhur.

Unë kisha vajtur për t’u vizituar mbasdite (para dite qeshë në punë) dhe mjeku,sa vuri stetoskopin për të më vizituar,befas,fare pa trokitur erdhi një burrë duke bërtitur:”Olele veshi !!! Jo vetëm bërtiste,por mbante dhe dorën mbi vesh. Doktori,qëlloi ilaç! Qe psikolog. M’u drejtua mua.

Do më falësh,se shoku është urgjent?!!! -Doktor,- foli burri,qeshë dhe paradite tek ai tjetri,po nuk po gjej derman. Mirë,- tha doktori! Leko,- i tha infermierit,- hipe të sëmurin tek tryeza dhe ndize dritën. Pacienti hipi dhe doktori urdhëroi:- Mbylli sytë! I sëmuri i mbylli sytë.

Leko,-përsëriti doktori,- mbaja fort krahët.Doktori bëri një kaush si hinkë dhe fundin e “hinkës” ia futi në vesh; bëri sikur ia fërkoi brenda veshit dhe bërtiti:- Shpëtove,duke e flakur tek koshi hinkën. Ja,kaq qe. O të faleminderit,doktor,- tha i sëmuri. Kur u largua i sëmuri,doktori qeshi.

Nuk kish gjë fare,por i qe fiksuar dhe unë bëra sikur i hoqa diçka * Si i moshuar, qeshë pushtuar nga një stres dhe u drejtova tek Neurologjia apo spitali 5. Mora taksi dhe sa hipa erdhën dhe dy pasagjerë të tjerë. Unë qeshë përpara dhe ata,sa zunë vend pas, dolën të njohur.

Po mundohem ta bie në ligjëratë të drejtë bisedën mes tyre. -A ti je Lulash apo i kam të prishur”lentet”. – Vet dora,Lulashi e ti je Gjoka! – Po ku don,o Lulash? – Kam një dhimbë të krytit,gati po më mbytë. – A ka ikë Doktoresha DHURATA URUÇI pe Shkodre që ke ra në Tiranë? _jo,mor atë SOJNIKE ta ruejë ZOTI se nuk ia gjen kushin si MJESHTRE,por kam dy vjet tek “Astiri” dhe kam dëgjuar që tek”Pesa” asht dhe djali i saj,RODEN a REDON,ça di veta e po e kërkoj fill. -Po bash dhe veta,tek Doktor REDONI jam nis.

Asht si me nxjerë prindëritt prej hundësh. Pema që ka ra nën pemë. Bash si i ati,GENCI që e njoftë mirë una? Pritja ZOT rrezikin se asht zotni e shkue zotnisë. Shoferi! Eh, në sa vende,kjo taksia ime, e ka çuar Doktor REDONIN! Është i papërtuar dhe bëhet copë për pacientin. Ja,për këto të vërteta shkrova. Nderim për MJEKËT që punojnë me përkushtim.

Burimi: Bota Sot