Një incident i pazakontë ka ndodhur me sulmuesin e Spanjës, Borja Iglesias, gjatë Kupës së Botës 2026, pasi sigurimi i hotelit të kombëtares nuk e njohu dhe refuzoi ta linte të hynte. Pas ndeshjes së Spanjës kundër Kepit të Gjelbër, trajneri Luis de la Fuente u dha lojtarëve një ditë pushim për t’u çlodhur para përballjes së radhës me Arabinë Saudite.
Borja Iglesias vendosi të kalonte disa orë jashtë hotelit, por me t’u kthyer hasi në një situatë të papritur. Stafi i sigurisë nuk e njohu sulmuesin 33-vjeçar dhe i kërkoi akreditim dhe prova se ishte pjesë e delegacionit spanjoll. “Unë jam lojtar i ekipit kombëtar të Spanjës. Duhet të futem në hotel”, u tha Iglesias punonjësve të sigurisë në anglisht.
Sipas raportimeve, tifozët dhe gazetarët e pranishëm u përpoqën t’i bindnin punonjësit se bëhej fjalë vërtet për një futbollist të kombëtares spanjolle, por situata u zgjidh vetëm pasi Iglesias kontaktoi me telefon një anëtar të delegacionit të Spanjës.
Në fund, sulmuesi i Celta Vigos arriti të hynte sërish në hotelin ku është akomoduar kombëtarja spanjolle në Chattanooga, Tennessee. 𝗣𝗥𝗢𝗛𝗜𝗕𝗜𝗗𝗢 𝗘𝗟 𝗣𝗔𝗦𝗢, @BorjaIglesias9 ✋🏻🛑 🤯 La seguridad no le dejó pasar porque no lo reconocían como 𝗝𝗨𝗚𝗔𝗗𝗢𝗥 de la @SEFutbol . 👉🏻 El delantero del Celta regresaba de su día 𝗟𝗜𝗕𝗥𝗘 antes del partido ante Arabia Saudí. 🎥 @JugoneslaSexta pic.twitter.com/QWct3Jo0mA — Tenías Que Haber Tirado (@TQHTPodcast) June 18, 2026 Ndërkohë, Spanja vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës të Kupës së Botës kundër Arabisë Saudite, ndërsa Borja Iglesias shpreson që me paraqitjet e tij në fushë të bëhet edhe më i njohur.
