​Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje

0%

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sot procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve. Ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen është prej 2498 në total, apo 7.41% e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se vendimi për t’u rinumëruar këto vendvotime është për tu siguruar që procesi i numërimit ka shkuar me saktësi, derisa thekson se ky proces do të përfundoj brenda dy ditësh. “Arsyeja pse KQZ-ja ka vendosur që të rinumërohen këto vendvotime është për t’u siguruar nëse procesi i rinumërimit është zhvilluar me saktësi në qendrat komunale të numërimit.

Domethënë, në procesin e rinumërimit do të përfshihen 185 vendvotime, vendvotimet e të cilave paraprakisht janë numëruar në qendrat komunale të numërimit gjatë ditëve të kaluara. Sipas dinamikës, e cila po zhvillohet këtu në QNR, besojmë që brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i të gjitha këtyre vendvotimeve”, tha Elezi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Elezi tha se janë të gatshëm t’i shpallinrezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por do të presin nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit të votave.

KQZ vendos rinumërimin e 185 vendvotimeve të rregullta “Sa i përket çështjes së rezultateve, së pari Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duhet të presë nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit e zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, më konkretisht nga dita e djeshme, e mërkurë.

Në versionin më të mirë, pra nëse nuk do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja siguron se mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por, nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, siç është rasti PZAP apo Gjykata Supreme, nëse çështja shkon deri në këtë institucion”, tha tutje ai.

Në fund të procesit të rinumërimit do të përgatitet një raport i detajuar lidhur me gjetjet e evidentuara, e më pas do të i’u paraqitet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim e vendimmarrje dhe varësisht nga gjetjet e rekomandimet, KQZ do të vendosë për hapat e mëtejmë.

Numri i vendvotimeve që do të rinumërohen sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Podujevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skënderaj (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%). /KP

Burimi: Telegrafi