Policia e Gjilanit shqiptoi 1,534 gjoba trafiku brenda një jave, 15 aksidente përfunduan me të lënduar

0%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës 12- janë shqiptuar gjithsej 1,534 gjoba në trafik, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh, përfshirë hetimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion. Nga të dhënat e publikuara rezulton se janë hetuar tetë aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 15 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 56 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 34 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 34 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për modifikime të palejuara, përkatësisht vendosje të folieve të errëta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të masave ndëshkuese, policia ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 46 ngasës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që, në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale, të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Respektoni rregullat, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni e nënshkruani raportin evropian të aksidenteve”, thuhet në apelin e policisë. Policia ka këshilluar qytetarët që ta mbajnë gjithmonë me vete raportin evropian të aksidenteve dhe të kontribuojnë për një trafik më të sigurt për të gjithë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi