Enver Hoxha e luftoi krishterimin respektivisht kishën katolike dhe klerin e saj, sepse ajo ishte e vetmja urë lidhëse me botën perëndimore, dhe në fund humbi përball dritës, sërish urën e rikthyen ata pak që kishin mbetë, sepse është e vetmja urë e të ardhmes së kombit tonë, këtë urë na e la kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) dhe pasardhësit e tij po e vazhdojnë duke qëndruar përballë çdo rreziku e ere ideologjike, politike e fetare orientale.
Edhe sot në Kosovë luftohet në të gjitha mënyrat me të gjitha armët ideologjike e madje edhe fizike në zhdukjen e elementit themelor, rrënjësor të krishterë dardano- arbëror dhe kështu shkatërrimit të vetmes urës lidhëse jetike ekzistenciale që ky element e mban me botën e civilizuar perëndimore.
Disa duan ta prishin këtë urë lidhëse tepër të rëndësishme për rrugën e kombit tonë drejtë rikthimit në familjen europiane.
Po punohet në mënyrë tendencioze dhe të errët që kombi ynë jo vetëm të izolohet e të bie në humnerë, por edhe të rifutjes së tij në fantazitë e errëta ideologjike politike dhe prapambetjen ideologjike fetare të pushtuesve që bota e arsyes i ka lënë prapa krahëve të saj, duke ecur përpara drejt zhvillimit dhe arritjeve shkencore për të mirën e njerëzimit dhe civilizimit të përbashkët të popujve e kombeve.
