Osmani: Dhuna seksuale në luftë e kryer nga Serbia gjenocidale kishte synim sulmin ndaj dinjitetit njerëzor

0%

Dhuna seksuale në luftë e kryer nga Serbia gjenocidale kishte synim sulmin ndaj dinjitetit njerëzor. Kështu është shprehur ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Sipas Osmanit kujtesa, drejtësia dhe mbështetja për të mbijetuarit mbeten detyrime të përhershme.

Postimi i plotë: Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, përulemi me respekt para të mbijetuarve që bartën plagë të rënda, por gjetën forcën të vazhdojnë jetën me dinjitet, guxim e luftë të pareshtur për drejtësi.

Dhuna seksuale në luftë e kryer nga Serbia gjenocidale kishte synim sulmin ndaj dinjitetit njerëzor dhe ishte ndër krimet më të llahtarshme të kryera ndaj mijëra grave e burrave. Prandaj, kujtesa, drejtësia dhe mbështetja për të mbijetuarit mbeten detyrime të përhershme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përgjatë pesë viteve në Presidencë jemi siguruar që zëri i të mbijetuarve të dëgjohet e fuqizohet kudo në botë e nuk kemi lënë vend pa e ballafaquar Serbinë me krimet e kryera. E vërteta nuk do të harrohet kurrë, ndërsa përpjekja për drejtësi nuk do të ndalet.

Burimi: Bota Sot