Neuer: Botërori 2026 turneu i fundit që bëj me Gjermaninë

0%

Në konferencën e zakonshme për shtyp të Gjermanisë, ditën e djeshme u prezantua Manuel Neuer. Për 40-vjeçarin turneu në SHBA, Kanada dhe Meksikë është i veçantë pasi është i pesti ku aktivizohet si portier i parë i Gjermanisë. Nga fjalët që tha dje vetë Neuer pranoi se Botërori 2026 do të ishte i fundit. “Jam i bindur se ky do të jetë turneu im i fundit i madh si lojtar i Gjermanisë.

Nuk kam në plan që të jem me kombëtaren në Europianin që do të zhvillohet në 2028-ën”, tha Manuel Neuer. Për portierin legjendar ka ardhur momenti i lamtumirës ndërsa pranoi se tashmë e shikon ç’do ndeshje si një finale. “Për mua secila ndeshje ka shumë vlerë pasi mund të jetë e fundit”, tha Neuer.

I pyetur mbi vendimin që mori dy vite më parë për t’u tërhequr nga kombëtarja, Neuer shpejgoi: “Në atë moment mendoj se ishte vendimi i duhur. Pas Europianit që zhvilluam në shtëpinë tonë them se ishte vendimi i duhur për të bërë një hap pas”. Në fund të fjalës së tij Manuel Neuer shpjegoi arsyen që e bëri të rikthehej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në rast se nuk do të besoja se Gjermania nuk mund të fitojë këtë turne nuk do të isha sot këtu. Për mua është një dhuratë e bukur fakti që jam në fushë, por kjo s’do të thotë se jam këtu vetëm për statistika. Dua të fitoj edhe një herë këtë trofe!”, t ha Neuer.

Burimi: Bota Sot