Në Junik do mbahet edicioni i tretë i festivalit “KAH DRITA”

0%

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova), në bashkëpunim me partnerë lokalë, ka bërë të ditur organizimin e edicionit të tretë të festivalit “KAH DRITA”, i cili këtë vit i kushtohet temës së transhumancës, traditës shekullore të lëvizjes sezonale të blegtorëve dhe bagëtive në bjeshkë.

Festivali do të mbahet më 4 dhe në Junik, duke sjellë një program të larmishëm që ndërthur trashëgiminë kulturore, edukimin, natyrën dhe artin. Sipas organizatorëve, aktivitetet e 4 korrikut do të zhvillohen në Valavicë dhe përfshijnë punëtori edukative mbi inteligjencën artificiale si dhe aktivitete për fëmijë.

Po ashtu, do të shfaqet dokumentari “Stina e Stanit”, i ndjekur nga një bisedë me autoret e filmit. Në mbrëmje parashihet hapja zyrtare e festivalit dhe përurimi i Ballkonit Panoramik në Gjocaj, ndërsa programi do të përmbyllet me performanca muzikore nga Dukagjin Muhaxheri Quartet dhe Peppa Marriti Band.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më 7 korrik, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përjetojnë nga afër jetën në bjeshkët e Junikut përmes një vizite njëditore në stanin e familjes Krasniqi.

Programi përfshin ecje në kullota, njohje me traditat e blegtorisë dhe procesin e përgatitjes së produkteve tradicionale të qumështit, si dhe një drekë tradicionale të shoqëruar me interpretim të këngëve të bjeshkës nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Deçani.

Organizatorët theksojnë se përmes këtij festivali synohet promovimi i trashëgimisë kulturore të rajonit të Junikut, nxitja e dialogut për ruajtjen e traditave dhe krijimi i hapësirave për lidhjen e komunitetit dhe vizitorëve me natyrën, historinë dhe kulturën lokale.

Burimi: Telegrafi