Ministria e Punëve të Brendshme dje informoi se gjashtë persona janë privuar nga liria nga gjithsej tetë denoncime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit. Më , në orën në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria N.P. (36) nga Shtipi, duke vepruar sipas denoncimitparaprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 66-vjeçar.
Më , në orën në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria S.K. (54) nga Ohri, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake.
Më , në orën në Dibër, nëpunës policorë nga NJPB Dibër e privuan nga liria E.S. (24) nga Dibra, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më , në orën , nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.C. (39) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të nënës së saj 61-vjeçare se rreth orës , në shtëpinë familjare, e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake.
Më , në orën në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria J.A. (35) nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit se pas një grindjeje të shkurtër kishte sulmuar fizikisht ish-partneren e tij 35-vjeçare. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik.
Më , në orën në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria S.K. (24) nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin jashtëmartesor 36-vjeçar të nënës së saj, duke përdorur edhe një send të mprehtë dhe duke i shkaktuar lëndime, pas çka i kishte kërcënuar të dy.
Më , në orën në SPB Shkup, një grua 50-vjeçare denoncoi se rreth orës , para shtëpisë së saj në zonën e Karposhit, kishte ardhur K.Zh., nipi i saj nga vëllai, i cili e kishte kërcënuar dhe kishte hedhur gurë në drejtim të shtëpisë. Sipas denoncimit, K.Zh. kishte bërë kërcënime edhe përmes telefonit celular ndaj djalit të saj.
Më , në orën në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare denoncoi se në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj D.M. (39). Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe, pas dokumentimit të tyre të plotë, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
