Një moment prekës që përfshin babain e Luis Diaz është bërë viral gjatë Kupës së Botës 2026. Pak para ndeshjes së Kolumbisë, në rrjetet sociale u shpërnda një video ku babai i sulmuesit shihet i gjunjëzuar pranë një shtrati në dhomën e hotelit, duke u lutur përballë disa fanellave të kombëtares kolumbiane, mes tyre edhe asaj me emrin e të birit.
Pamjet emocionuese kanë prekur mijëra tifozë, të cilët kanë vlerësuar besimin dhe mbështetjen e palëkundur të familjes ndaj yllit të Bayern Munichut.
Luis Diaz’s father Mane today. 🙏🏼🇨🇴 pic.twitter.com/LWI3fx672x — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 18, 2026 Videoja u publikua menjëherë pas paraqitjes së shkëlqyer të Luis Diaz në fitoren 3-1 të Kolumbisë ndaj Uzbekistanit në stadiumin “Azteca”.
Sulmuesi kolumbian realizoi golin e dytë të ekipit të tij dhe dhuroi asistimin për golin e parë të shënuar nga Daniel Munoz, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në nisjen pozitive të “Los Cafeteros” në turne.
Luis Diaz dhuron spektakël, Kolumbia merr fitore ndaj Uzbekistanit Falë performancës së tij, Diaz u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke fituar çmimin MVP në debutimin e tij në Kupën e Botës. Pamjet e babait të tij vetëm sa e bënë edhe më të veçantë një ditë tashmë të paharrueshme për Luis Diaz dhe familjen e tij.
